Cakaj takon Borellin, flet me të edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë me dije se është takuar me përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Joseph Borell.
Cakaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se në takim është diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjërimit të BE-së dhe hapjen e negociatave.
Postimi i plotë i tij:
Në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell ????!
Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!
Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë ????!