Cakaj takon Osmanin, flasin për thellimin e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë
11 nëntor 2019
| 16:52
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me të cilin ka biseduar për nevojën e themelimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Në takim, mes tjerash, diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në përgjithësi dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtejmë në rrugëtimin e përbashkët në integrimin evropian në veçanti”
“Po ashtu, vlen të theksohet se Shqipëria konsideron se Ligji për Gjuhët është një arritje e patjetërsueshme historike dhe zbatimi i plotë i saj në praktikë është i rëndësisë thelbësore për shqiptarët dhe rajonin në tërësi”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.