Cakaj: Tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi se Kosova e Shqipëria janë dy shtete dhe një komb
Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka shprehur mirënjohje ndaj institucioneve të Kosovës si dhe gjithë qytetarëve të saj, për gatishmërinë e treguar kur Shqipëria u godit nga tërmeti më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Cakaj ka thënë se kjo tragjedi ka dëshmuar edhe njëherë, që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një komb, dhe se kufiri mes të dyja vendeve është vetëm simbolik.
“Tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi edhe njëherë se mbase jemi dy shtete por jemi një komb”.
“Se kufiri që mban dy vendet tona është vetëm simbolik dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet pashmangshëm. Në të vërtetë kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ekzistojë fare duhet të hiqet menjëherë”, ka thënë Cakaj pas takimit me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca