Cakaj tregon se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij

16 mars 2021 | 20:53

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Cakaj kishte kërkuar ndihmë në rrjetin social “Facebook”, për të gjetur plazmë gjaku nga ata që e kanë kryer Covid-19, për babanë e tij të infektuar me Covid.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë”, ka shkruar Cakaj në rrejtin social “Facebook”.

Postimi i plotë i tij në FB:

Miq e dashamirës,

Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.

Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!

Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!

Zoti ju ruajt!

Sinqerisht,

Genti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, që pritet…