Cakolli: Anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat deputeti duhet që deri sot ose më së largu nesër të japin dorëheqje

26 mars 2025 | 16:44

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar pasi Supremja ka refuzuar si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-it. Ai ka thënë se KQZ duhet që t’i certifikojë rezultatet më së largu deri nesër.

Cakolli  ka thënë se anëtarët  e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot ose më së largu nesër “nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot” të dorëzojnë dorëheqjet e tyre.

Ai ka thënë se afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që sipas tij mund të jetë nesër.

“Gjykata Supreme ka refuzuar si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-it. Kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, më së largu deri nesër. Kjo nënkupton që anëtarët e qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre. Ndërsa afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që me gjasë do të jetë nesër.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rivalët e vjetër lokal FC Drita dhe SC Gjilani…