Cakolli i DnV-s: Një mandat i 10 i Listës Serbe rrezik i madh për formimin e Qeverisë

20 shkurt 2025 | 23:09

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të duhet të bëjë koalicion me Listën Serbe.

Kjo për faktin se partia e serbëve të Kosovës mund të fitojë të paktën 10 mandate.

“Ekziston mundësia që Lista Serbe t’i fitojë të paktën 10 mandate, e që do ta komplikonte jashtëzakonisht procedurën e zgjedhjes së qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje atëherë do duhej të hynte në koalicion me Listën Serbe, që publikisht kanë mohuar një gjë të tillë.Dhe nëse Lista Serbe nuk do ta propozonte një emër për ministër, atëherë zgjedhja e qeverise do të konsiderohej jokushtetuese, që do të prodhonte një prej krizave më serioze që kemi pasur ndonjëherë”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.

Theksojmë se tash për tash Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do ti ketë 47 ulëse pa u llogaritet votat e diasporës dhe ato me kusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti i…