Cakolli i IKD-së: E papranueshme që Kurti votoi sot si kryeministër në Shqipëri
25 prill 2021
| 12:48
Eugent Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci e ka cilësuar të papranueshëm faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot si votues në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në zgjedhjet e Shqipërisë kanë mund të marrin pjesë vetëm qytetarët e thjeshtë.
“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull. E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shkruar Cakolli.