
Cakolli i KDI-se publikon listat me emrat: Këta pritet të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës
05 mars 2025
| 16:47
Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar listat me emra të atyre që pritet të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Cakolli ka publikuar listat e të gjitha partive politike.
“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Cakolli.