Cakolli i PDK-së ironizon me Shpend Ahmetin, thotë se është me fat që jeton në kohën e qeverisjes së tij
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëherësh zëvendësministër i Ministrisë sëInovacionit, Bujar Cakolli, përmes rrjetit social në “Facebook”, vazhdon ta ironizojë bashkëkryesuesin e delegacionit për bisedime me Serbinë, kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Cakolli e quan veten me fat që jeton në kohën e qeverisjes së Shpendit me kryeqytetin.
Postimi i plotë i Cakollit:
Kush është studenti i Harward’it – që po e “dridh” Serbinë?
Sigurisht, të gjithë jemi dëshmitarë të senzacionit qeverisës në Prishtinë të ideuar e realizuar nga Shpend Ahmeti. Bile, unë e konsiderojë veten me shumë fat që mu ka dhënë mundësia të jetojë në kohën e qeverisjes së tijë.
Duke pasur parasysh aftësit dhe eksperiencen e Shpendit në degradimin dhe defunksionalizimin e kryeqytetit, atëherë me një qasje të tillë edhe Serbia shumë shpejtë mund të gjendet para një kolapsi total.
Vallahi ditë të vështira janë duke ardh për Serbinë.