
Cakolli: KQZ-ja do të duhej sa më shpejt t’i publikonte ‘online’ votat e kandidatëve për deputetë
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) ka sqaruar se nuk janë numëruar 100 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por vetëm janë procesuar vendvotimet e mbetura nga rezultatet preliminare.
Ai ka theksuar se nëpër qendrat komunale ka ende vendotime pa u numëruar.
Cakolli ka shtuar se për ta rritur transparencën, KQZ do të duhej t’i publikojë sa më shpejt online rezultatet nga verifikimet e votave dhe ato të kandidatëve për deputet.
“Nuk janë numëruar 100% të votave nga KQZ-ja! Thjesht, janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve. Procesi i “verifikimit” është ende duke vazhduar. Nëpër Qendra Komunale të Numërimit ka ende mbi 150 vendvotime për t’u numëruar, 2/3 e së cilave janë në Prishtinë dhe Pejë – që edhe ato do të duhej të përmbylleshin maksimalisht deri në fund të javës. Për ta rritur transparencën, KQZ-ja do të duhej që sa më shpejtë t’i publikojë ‘online’, në kohë reale, rezultatet nga ‘verifikimet’ e votave të subjekteve dhe rezultatet për kandidatë”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.