Cakolli me bashkëpartiak vizitojnë çlirimtarët në Hagë: Ata udhëhoqën një luftë parimore, idealiste për liri dhe ia dolën
Zyrtar i PDK-së, Bujar Cakolli së bashku me Ardian Sylën, Ferid Pulë, Lulzim Jahajn etj kanë vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në paraburgim në Hagë.
“Konica i madh do të thoshte, “Rruga që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, por me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur e i lodhur.”
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Sali Mustafa ndonëse të grisur, të përgjakur e të djersitur por gjithmonë krenar për gjithçka që kanë bërë për lirinë shtetin dhe dinjitetin tonë.
Ata udhëhoqën një luftë parimore, idealiste për liri të një populli të cilit historikisht i ishin bërë padrejtësi, dhe ia dolën! Dhe do ia dalin përsëri!”, ka shkruar anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli.
Ndërsa Ferid Pula ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, se heronjtë kthehen të fundit nga betejat.
Shumë mall, emocione e krenari sot gjatë vizitës tek çlirimtarët, të cilët tash e tri vite po mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së por edhe shtetin e Kosovës.
Heronjtë kthehen të fundit nga betejat.