Cakolli: Mujka i JUL-it në mbrojtje të Ujmanit!
Ditë më parë ish-kryeshefi i “Iber Lepencit”, Hajdar Beqa ka postuar një fotografi të realizuar në vitin 2011 ku kishte vizituar Liqenin e Ujmanit. Beqa ka shkruar në llogarinë e vet për këtë vizitë ku kishte krahasuar me vizitat e ditëve të sotit të qytetarëve dhe qeveritarëve aktual.
“Kohëve të fundit nga Qeveria aktuale janë bë shumë “TREND” publikimi i vizitave në Ujman.
Po ju rikujtoj që vizita të tilla ka pasë në vazhdimësi në të kaluarën, pa pancira, pa kamera, pa polici, jo patriotizëm folklorik por punë dhe përkushtim.
P.S Foto e realizuar më 22.04.2011 së bashku me Sekretarin e atëhershëm të Ndërmarrjes N.H “Iber Lepenc” z.Bajram Jashari.”, kishte shkruar Beqa. E për postimin e Beqës ka reaguar kryeshefiti aktual i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka.
“Hajdar Beqa para dy ditësh kishte postuar një foto nga Ujmani derisa kishte qenë Kryeshef, nga koha e pazareve kur Ujmani ka qenë i ndaluar për shqiptarë, e duke ironizuar me vizitat e sotme familiare, sportive e argëtuese në liqenin e Republikës së Kosovës – Ujman.
Këto dy periudha nuk mund të krahasohen në asnjë mënyrë.
Oligarkët vs Republika/Qytetarët.
Komentimi i mëtutjeshëm është i panevojshëm.
Vazhdojmë…”, ka shkruar Mujka në përgjigje ndaj postimit të deputetit Beqa.
Por ish-këshilltari i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, gjatë kohës së Beqës dhe Mujkës, Bujar Cakolli ka dal në mbrojtje të Beqës duke e quajtur Mujkën ish-anëtar të JUL-it.
Bujar Cakolli, ish- këshilltar i kryeshefit ekzekutiv të “Iber Lepencit” Hajdar Beqës, ka reaguar rreth postimit të kryeshefit aktual të “Ibër Lepencit”, Faruk Mujkës.
“Gjatë kohës që PDK dhe z.Beqa qeverisnin me “Iber Lepencin”, liqeni i Ujmanit ishte nën kontroll të plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës, kurse kryeshefi i tanishëm Faruk Mujka i cili ka qenë i pajisur me librezë të JULIT (Partisë së gruas së Kriminelit serb Sllobodan Millosheviq), ate kohe darkonte me miqët e tij të pandashëm të pjesës veriore të Mitrovicës”, ka shkruar Bujar Cakolli.
Shkrimi i plotë i Bujar Cakollit:
Gjatë kohës që PDK dhe z.Beqa qeverisnin me “Iber Lepencin”, liqeni i Ujmanit ishte nën kontroll të plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës, kurse kryeshefi i tanishëm Faruk Mujka i cili ka qenë i pajisur me librezë të JULIT (Partisë së gruas së Kriminelit serb Sllobodan Millosheviq), ate kohe darkonte me miqët e tij të pandashëm të pjesës veriore të Mitrovicës.
Z.Mujka sa merresh me deputet e me Opozitë, kish qenë mirë me i organizu punët e tua në “Iber Lepenc” e mos me bë shkelje të një pas njëshme.
Që i ke qitë në vi raportet me vëllezërit e tu në Ujman e dijna, po duhesh me jep llogari qysh ju ke rritë rrogen atyre, e shqiptarëve ja’u ke ulë e besa i ke lënë edhe pa vende të punës, a po mendon që ke me shpëtu nga burgu?! Veç po të trashet dosja njëherë me 60.000 € të padeklaruara tani me shkelje të pandalshme.!