Cakolli: Shteti të shpall amnesti dymujore për veteranët e rrejshëm!
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka propozuar që shteti i Kosovës të shpall amnesti dymujore për veteranët e rrejshëm!.
Sipas tij, secili veteran i rrejshëm duhet që të gjitha përfitimet materiale që i ka pasur nga statusi i veteranit, t’ia kthej buxhetit të Republikës së Kosovës. “Propozoj që shteti i Kosovës të shpall një amnesti të përgjithshme për të gjithë ata veteran të rrejshëm të cilët për arsye të fitimit material apo ndonje fitimi tjetër janë bërë pjesë e listave te veteranëve. Ky proces i amnestisë të zgjasë dy muaj nga 1 shtator 2018 deri më 1 nëntor 2018”, ka propozuar ai.
Postimi i plotë i Cakollit në profilin e vet në “Facebook”:
Shteti të shpall amnesti dymujore për veteranët e rrejshëm!
Duke qenë përjetësisht mirënjohës ndaj secilit veteran të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre për lirinë që po e jetojmë sot.
Duke qenë i vetdijshëm për degradimin dhe keqpërdorimin e procesit të evidentimit të veteranëve të luftës UÇK-së.
Duke besuar thellsishtë në qëllimin e institucioneve të shtetit tonë për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e luftës sonë për liri e pavarësi,
Në cilësin e një përkrahësi të parezervë (jo veteran) të luftës së UÇK-së dhe secilit veteran të vërtet të kësaj lufte.
Propozoj që shteti i Kosovës të shpallë një amnesti të përgjithshme për të gjithë ata veteran të rrejshëm të cilët për arsye të fitimit material apo ndonje fitimi tjetër janë bërë pjesë e listave te veteranëve.
Ky proces i amnestisë të zgjasë dy muaj nga 1 shtator 2018 deri më 1 nëntor 2018.
Gjatë kësaj periudhe t’i ipet mundësia secilit veteran të rrejshëm që në mënyrë vullnetare të largohet nga lista, pa pasur ndonjë pasojë qoftë ne aspektin penal apo te degradimit shoqëror.
Poashtu secili veteran i rrejshëm duhet që të gjitha përfitimet materiale që i ka pasur nga statusi i veteranit, t’ia kthej buxhetit të Republikës së Kosovës.
Pas përfundimit të këtij afati kohor të amnestisë, prokuroria speciale duhet që për të gjithë ata veteranë të rrejshëm të cilët do të jenë pjesë e listave edhe mëtutje, ti hetoj dhe të ngris aktakuzë për deklarim të rrejshëm dhe të dënohen në bazë të ligjeve në fuqi.