Cakolli thotë se problemi me parregullsitë në numërimin e votave është tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet

10 mars 2025 | 15:44

Problemi me parregullsitë në numërimin e votave nuk qëndron te mënyra e as te vendndodhja e numërimit, por te ata që i numërojnë, thotë Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim.

Ai ka thënë se në vitin 2023, partitë politike ishin pajtuar që numërimi i votave të zhvendosej në qendrat komunale të numërimit, për të shmangur manipulimet nga komisionerët.

“Megjithatë, pavarësisht kamerave, televizorëve, vëzhguesve, kostos dukshëm më të lartë dhe vonesave në përpunimin e rezultateve, këto zgjedhje po tregojnë se problemi vazhdon. Nga rinumërimi i votave të kandidatëve të LDK-së në Vushtrri, vetëm në 15 nga 96 vendvotimet e kësaj komune, nuk ka pasur dallime në vota. Ndërkaq, në plot 35 vendvotime, diferencat janë mbi 10 vota. Edhe nëse nuk vërtetohet në asnjë komunë tjetër, ky rast tregon se problemi nuk qëndron as tek mënyra dhe as tek vendndodhja e numërimit, por tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet. Prandaj, është e domosdoshme që të largohemi nga numërimi dhe përpunimi manual i votave. Një zgjidhje mund të jetë digjitalizimi i numërimit përmes skanimit të fletëvotimeve, të plotësuara me kimik unik – opsion që garanton integritetin por edhe shpejtësinë e procesit”, ka shkruar në “Facebook” Cakolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëmbëdhjetë studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan…