Cakolli tregon emrat e deputetëve që po e pengojnë hetimin parlamentar për rezervat shtetërore
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka pyetur se pse deputetët e pozitës po dalin kundër hetimit parlamentar për rezervat shtetërore.
Tash e disa javë, deputetët e pozitës, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi kanë penguar inicimin e një hetimi parlamentar për “rezervat shtetërore”.
Kjo ka ndodhur pavarësisht votës pro të 69 deputetëve për themelimin e Komisionit Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, përfshirë edhe partinë në pushtet.
Postimi i plotë i Cakollit:
Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet.
PSE?!