Cakolli: Vjosa ka me u distancu edhe prej Lirisë e Pavarësisë, janë bërë me dekret të Thaçit

15 mars 2021 | 20:47

Zyra e Presidencës, që për ushtrues detyre ka Vjosa Osmani, sot gjatës ditë pati një distancim për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. duke thënë se ambasada nuk hap më dekret të saj, por me të ish-presidentit Hashim Thaçi.

E për këtë, anëtari i PDK’së, Bujar Cakolli shkruan se Vjosa Osmani shumë shpejt do të distancohet edhe nga lira e pavarësia sepse sipas tij, që të dy këto vendime janë bërë nga Thaçi.

“Qe besa shumë shpejt Presidentja ka me u distancu edhe prej Lirisë edhe Pavarësisë, se që të dyja janë bërë me dekret të Thaçit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Periskopi raportoi ekskluzivisht se në dreketin e Thaçit nuk ishte përcaktuar lokacioni i ambasadës në Izrael./Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 marsi është caktuar si data kur do të konstituohet…