Cakolli: Vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet
20 mars 2018
| 10:57
Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet për shtetin e Kosovës.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot duhet të dëshmojnë pjekuri politike dhe aftësi shtetëformuese duke e bërë vendin tonë me kufij të njohur ndërkombëtar! Vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet, më shumë zhvillim dhe integrim e mbi të gjitha dëshmon orientimin tonë euroatlantik. Fundja, Kosova jonë, gjithandej kufizohet me shqiptar. Këtë fat të historisë, as ky demarkacion nuk e drejton!”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e vet në “Facebook”.