Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë-Greqi
03 shtator 2021
| 15:29
Organi më i lartë i futbollit, UEFA ka vendosur gjyqtarin dhe asistentët e tij për takimin Kosovë-Greqi.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
François Letexier do të jetë gjyqtari kryesor me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Ndërsa gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant, kurse në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.