Caktohen gjyqtarët për fundjavë, derbi i besohet Dardan Çakës
31 mars 2023
| 16:13
Këtë fundjavë rithehet elita e futbollit të Kosovës me ndeshjet e javës së 27-të.
Ndeshja kryesore është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ku drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari Dardan Çaka.
Një sfidë tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Ferizaj që luftojnë për ekzistencë, të cilën do ta gjykojë Mervan Bejtullahu.
Kurse drejtësinë në ndeshjen në mes të Llapit dhe Malishevës do ta ndajë Genc Nuza.