Caktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

26 mars 2025 | 23:18

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja e parë ishte ajo mes Prishtinës e Besa Famgasit, ndërsa në gjysmëfinale avancoi skuadra pejane. Besa fitoi me rezultat 51:37.

Amar Muqolli udhëhoqi Besa Famgasin me plot 14 gola. 10 i shënoi Balsha Çejoviq.
Te Prishtina nga tetë gola i shënuan Oltion Beshiri e Altin Cacaj.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Kastrioti i Ferizajt që mposhti Llapin në Podujevë me rezultat 47:28. Yassine Henahen me 11 dhe Gentrit Brahimi me 9 gola udhëhoqën Kastriotin.

Te Llapi u dalluan Etnik Bajoku me 6 gola dhe Durim Talla, Edi Lushaku dhe Rifat Visoka me nga pesë.
Në çerekfinalen tjetër, Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 29:26.

Egzon Ademi me 9 gola dhe Bleon Gela me pesë, udhëhoqën vushtrriasit. Ermir Smaka i shënoi 8 gola për “xehetarët”, derisa gjashtë i kishte Arbër Neziri.

Pjesë e gjysmëfinales së Kupës është edhe Rahoveci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ndeshje dramatike Vëllaznimi mposhti Golden Eagle Ylli me…