Caktohet ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë
Donald Trump ka caktuar ambasadoren e re amerikane në Shqipëri dhe emërimi i saj është zyrtarizuar nga Departamenti i Shtetit.
Ajo është Kathleen Ann Kavalec.
Tanimë pritet vetëm miratimi nga Senati, një hap ky thuajse formal, që Kavalec të mbërrijë në vendin tonë.
Kush është Kathleen Ann Kavalec, pasuesja e Donald Lu-së?
Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Kathleen Ann Kavalec shërben aktualisht si zëvendësndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Më parë ka shërbyer si drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, zëvendësshefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.