
Caktohet gjyqtar i huaj për derbin Galatasaray-Fenerbahçe
19 shkurt 2025
| 15:59
Një gjyqtar i huaj do të gjykojë derbin e nxehtë të Stambollit të hënën e ardhshme mes dy rivalëve kryesorë në kampionatin turk, kryesuesit e Galatasaray dhe Fenerbahçes.
Vendimi u mor nga Federata e Futbollit e Ankarasë (Tff) në përgjigje të akuzave të bëra nga klubet kundër gjyqtarëve turq për favorizim të skuadrave rivale.
“Për t’i dhënë fund polemikave dhe për të mos vënë në pozitë të vështirë miqtë tanë gjyqtarë, një arbitër i huaj do ta drejtojë këtë ndeshje”, tha presidenti i FSHF-së, Ibrahim Haciosmanoglu.
Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, tha disa ditë më parë se skuadra e tij, e renditur 6 pas Galatasarayt, duhet të kryesojë tabelën me “një avantazh prej tetë ose nëntë pikësh në kushte normale”.