Caktohet gjyqtari për ndeshjen Real-Bayern
Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në gjermani përfundoi pa fitues 2-2.
Për madrilenët të dy golat u shënuar nga Vinicius Junior, derisa për bavarezët realizuan Sane dhe Kane nga pika e bardh.
Në prag të këtij derbi, është mësuar gjyqtari që do ta drejtoj takimin.
Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Realit e Bayernit. Marciniak ka drejtuar Realin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy.
Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje. E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në “Etihad Stadium” 4-0.
Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.