Caktohet masa ‘arrest në burg’ ndaj ish-asamblistit të LV-së, Besnik Mujeci

17 gusht 2023 | 13:09

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e burgimit pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku janë sekuestruar 1 1300 doza ekstazi.

Arrest në burg është caktuar për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, shkruan “Abcnews.al”.

Një prej pesë personave,  Besnik Mujeci ka qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe asamblist në Prishtinë. Gjyqtari Gert Hoxha, ka pranuar kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që pesë të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shumicën e pikave të shitjes së karburanteve në Kosovë,…