Caktohet një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit
Është caktuar një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit, i cili dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore e Ferizajt, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se i dyshuar e ka kryer me dashje vrasjen.
Po ashtu është vlerësuar se i dyshuari i ka vënë në rrezik edhe personat e tjerë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Ferizajt.
Me këtë rast, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.