Caktohet orari i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

04 prill 2022 | 13:44

Futbolli në Kosovë nuk pushon, pasi në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e Kupës. Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të kësaj gare do të luhen të enjten.

Prishtina dhe Llapi do të përballen në mes vete në kryeqytet në duelin kryesor të kësaj faze. Kurse, ballafaqimi tjetër është ai në mes të Dritës me Ramiz Sadikut. Gjilanasit shihen si favoritë për të kaluar në finale, edhe pse duhet të priten dy përballjet, pasi siç dihet, në këtë fazë luhet me sistem vajtje/ardhje.

Fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë dhe për këtë arsye kjo garë është bërë edhe më interesante dhe më joshëse viteve të fundit. Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Llapi.

Kupa e Kosovës

Të enjten takohen:
14:00 Prishtina – Llapi
14:00 Drita – Ramiz Sadiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
78-vjeçarja Natalia, banore e Buchas, kujtoi takimin e saj me…