
Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës
23 shkurt 2025
| 09:15
Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025.
Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00, njofton FFK.
Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive.
Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
E mërkurë, 26 shkurt:
Drenica – Ferizaj
Malisheva – Llapi
E enjte, 27 shkurt:
Vëllaznimi – Prishtina
Prishtina e Re – Drita