Caktohet paneli i gjyqtarëve për shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës

19 shtator 2024 | 22:16

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024.

Paneli i Gjykatës Supreme do të vendosë mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen e tij në objektet e paraburgimit.

Ne  njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara, theksohet se “me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar më 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.

Ndërkaq, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania i dorëzoi Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake,…