Më 3 shkurt mbahet seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë
31 janar 2020
| 09:52
Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që me datë 3 shkurt në orën 11:00 të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës.
Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, pason një kërkesë nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare.
Por, Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje midis LDK-së dhe LV-së para datës 3 shkurt.