Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales për Gucatin dhe Haradinajn
22 qershor 2022
| 16:27
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale me të cilin ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.
Kësisoj, pas apelit të parashtruar nga ta është caktuar seanca e parë e cila do të jetë si lloj konference statutore për mbarëvajtjen e gjykimit në Gjykatën e Apelit.
Seanca është caktuar të mbahet më 5 korrik 2022.
Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.