Caktohet seanca e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

22 korrik 2021 | 13:54

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës për dy udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, të cilët janë të akuzuar dhe po mbahen në Hagë për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara këto seanca do të mbahen më 1 dhe 2 shtator.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta private e Kim Kardashian është në qendër të vëmendjes.…