
Caktohet seanca e radhës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Speciale
27 janar 2022
| 16:39
Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kjo seancë do të mbahet më 4 shkurt, të premten e javës së ardhshme, ku do të diskutohet për ecurinë e çështjes ndaj ish-liderëve të UÇK-së.
Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi.
Kjo pasi që gjyqtari paraprak ua kishte refuzuar lirimin atyre për të disatën herë, pavarësisht garancisë nga Policia e Kosovës, si dhe në rastin e Thaçit, garancinë nga shtetet e treta.