Caktohet seanca fillestare ndaj Naim Murselit
02 dhjetor 2023
| 11:57
Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.
Kështu bëri të ditur për Tëvë1.info, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, teksa ka shtuar se seanca do të fillojë në ora 09:30, në Prishtinë.
Dje është varrosur Liridona Murseli, e cila ishte vrarë tri ditë më parë në Prishtinë dhe vetëm pas pak orësh Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e të ndjerës.