Calabria kërkon falje për sherrin me trajnerin Conceicao

26 janar 2025 | 17:24

Milani ka fituar me përmbysje 3-2 ndaj Parmës në një ndeshje spektakolare në minutat e fundit.

Megjithatë fitorja u harrua shpejt, pasi te Milani plasi një sherr me protagonistë trajnerin dhe kapitenin. Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, pati një përplasje me kapitenin Davide Calabria.

Milani arriti që ta sigurojë fitoren në frymën e fundit me një gol të Samuel Chukwuezes, por në vend se të festohej ky triumf, Conceicao vrapoi në drejtim të Calabrias dhe filloi t’i bërtasë në fytyrë. Kjo bëri që të ‘shpërthejë’ një reagim agresiv nga lojtari dhe të ketë një përplasje verbale mes palëve, por pa kontakt fizik.

“Sinqerisht, këto janë gjëra që ndodhin në fushë, një keqkuptim mes të dy ne. Ne u interesuam shumë për këtë ndeshje. Adrenalina ishte mjaft e lartë, por ne i rregulluam gjërat, ne thjesht nuk kuptuam diçka mes nesh”.

Ne e rregulluam, nuk do të jetë hera e parë ose e fundit që diçka e tillë ndodhë. Është diçka e zakonshme në futboll”, ka thënë Calabria.

“Unë gjithashtu kërkoj falje sepse nuk është një gjë e mirë. Gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe rikthimi i rezultatit”, ka thënë Calabria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i pajetë është gjetur në ujërat e Komanit.…