Calabria largohet nga Milani, kalon te Bologna  

03 shkurt 2025 | 15:56

Davide Calabria është lojtari më i ri i Bolognas. Ish-kapiteni i Milanit ishte pjesë e kuqezinjve gjatë gjithë karrierës së tij, teksa këtë edicion do e mbyllë si huazim te skuadra tjetër italiane.

28-vjeçari tashmë do të japë kontributin e tij te rivalët e Seria A. Kujtojmë se ditë më parë u bë pjesë e një përplasje me trajnerin Konseisao, incidente nga të cilat mbetën pasoja.

“Milani konfirmon se Davide Calabria i është bashkuar Bolognas. Klubi dëshiron të falënderojë Daviden për përkushtimin, profesionalizmin dhe dedikimin që ka treguar gjatë 18 viteve me kuqezinjtë, dhe i uron atij të gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat…