“Calciomercato”: Shqipëria mund të jetë surpriza e Evropianit

06 qershor 2024 | 16:45

“Euro 2024” po “troket”. Mediat ndërkombëtare, kanë nisur të bëjnë parashikimet e para, jo vetëm se cila mund të jetë skuadra fituese, në finalen e Berlinit më 14 Korrik, por gjithashtu edhe se cilat mund të jenë kombëtaret që mund të surprizojnë në këtë evropian.

Së fundmi ka qenë media italiane, “Calciomercato”, e cila ka bërë parashikimin e saj. Ajo ka renditur dy Kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe.

“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e ‘Euro 2024’. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Silvinjo që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha. Një kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve. Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por shqiponjat e dinë se mund të befasojnë”, shkruan “Calciomercato”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të enjten  ia…