Caldara: Milanit nuk mund t’i thuash jo
Mattia Caldara është tashmë zyrtarisht pjesë e Milanit dhe duket mjaft entuziast për aventurën e re që do të nisë.
Mbrojtësi ka folur fjalët e para si “kuqezi”, duke vendosur thelbin se nuk e pati aspak të vështirë për të bërë këtë zgjedhje.
“Ishin ditë interesante shumë për mua. Kur arrita në Milano pash entuziazmin e madh të tifozëve dhe kjo më dha shuam kënaqësi.
Mezi pres që të nis përgatitjet. E di se do të mbaj një fanellë të rëndë mbi supe dhe unë do të bëj më të mirën time për këtë skuadër.
Kur po vija këtu po mendoja për historinë që ka kjo skuadër dhe mbrojtësit e mëdhenj që kanë luajtur për këtë fanellë.
Ishte një zgjedhje shumë e lehtë për mua. Dua të falënderoj drejtuesit e Milanit, por dhe Juventusn që ka besuar tek unë. Tani fillon një cikël i ri dhe mendoj vetëm të bëj mirë tek Milani. Këto vite tek Atalanta unë jam rritur shumë si nga të gjitha aspektet.
Përvoja në Evropa Ligë, po ashtu më ka shërbyer shumë, pasi luanim çdo 3-4 ditë. Dua ta falënderoj dhe Atalantën”, ka thënë Mattia Caldara, duke shtuar: “Kam folur me trajnerin dhe më tha që kam shumë punë për të bërë dhe se duhet të jem gati në fillimin e sezonit të ri.
Gatuzo i thotë gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe siç i mendon. Mezi pres që ekipi të kthehet në Itali. ‘San Siro’ është një stadium që më jep shumë emocione. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është e vështirë t’i thuash ‘jo’ Milanit”.