
Calhanoglu, afër largimit nga Milani
27 dhjetor 2017
| 12:46
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani dhe të rikthehet në vendlindje.
Janë dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për transferimin e mesfushorit që nuk po ka hapësira as në formacionin e trajnerit Gattuso.
Calhanoglu u transferua te Milani në 3 korrik 2017 nga Bayer Leverkusen për shumën e 24 milionë eurove.