Çalhanoglu: Interi më i mirë se Milani

24 dhjetor 2021 | 22:30

Hakan Çalhanoglu është kthyer në protagonist me skuadrën e Interit.

Mesfushori duket i rilindur muajin e fundit ku me paraqitjet e tij i ka dhënë ekipit pikë të rëndësishme në luftën për titull.

27-vjeçari dha një intervistë për mediat turke ku foli për eksperiencën e tij tek Interi, por nuk dhe për derbin.

Eksperienca tek Interi

“Hasa vështirësi kur mbërrita në fillim, por të gjithë më pritën mirë. Skuadra ka shumë kualitet. Kemi një skuadër më të mirë se Milani dhe dua të falënderoj trajnerin sepse këmbënguli për mua”.

Derbi me Milanin

“E dija që nuk do të ishte e lehtë për mua. U përgatita shumë për atë ndeshje dhe nuk u vura nën presion aspak. U gëzova pasi shënova gol.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Sektorit të Kontrollit të Ministrisë së Punëve të…