Calhanoglu këshillon Gulerin t’i bashkohet Interit

21 mars 2025 | 13:36

Hakan Calhanoglu ka thënë se dëshira e tij e madhe është që Arda Guler t’i bashkohet Interit. Calhanoglu me pas ka deklaruar se bashkombësi i tij duhet të të shkojë në një klub ku mund të luajë më shumë.

“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin më intereson shumë. Do të doja që ai të vinte dhe të luante me ne në Inter. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku merr më shumë kohë, ai e meriton atë”, ka thënë Calhanoglu.

“Të gjithë duan lojtarë cilësorë. Unë nuk e di se si po shkojnë gjërat për të në Real Madrid, kështu që nuk dua të përfshihem shumë. Shpresoj që ai të luajë më shumë sepse e meriton”, ka përfunduar Calhanoglu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) me mbështetjen e Bankës Evropiane…