Calhanoglu refuzon superofertën nga Arabia Saudite

28 dhjetor 2023 | 14:01

Hakan Calhanoglu po ndihet mirë tek Interi dhe me trajnerin Simone Inzaghin, i cili e shndërroi atë në një nga lojtarët më të fortë në botë pas shitjes së Brozoviqit.

I pagabueshëm nga njëmbëdhjetë metra, numri 20 i zikaltërve realizoi shtatë penallti nga po aq goditje nga pika e bardhë nga 8 golat në total të realizuar në këtë sezon mes kampionatit dhe Ligën e Kampionëve.

Ish-lojtari i Milanit dhe Bayer Leverkusenit po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij dhe po refuzon me forcë sirenat nga Arabia Saudite, gati për ta mbuluar me arë me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në vit.

Në thelb trefishi i asaj që merr tek Interi. Megjithatë, nuk ka asgjë për të bërë për sauditët e pasur: në të tashmen dhe të ardhmen e Calhanoglu është vetëm Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ibrahim Skenderi - Reagim me shkas, ndaj mutacionit shqipfolës…