Çalik dhe Holding: Qëllimi i përbashkët, furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë

02 mars 2023 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kanë pritur në takim kryetarin e Bordit drejtues të Çalik Holding, Ahmet Çalik, kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Ozdemir, si dhe drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset.

Kosova ka shënuar një ngritje prej 86 për qind për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23 për qind për vitin 2022 krahasuar me 2021.

Çalik dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi shpenzoi rreth 200 mijë euro për t’i blerë…