Çallapeku i Pejës në mbështetje të AAK-së dhe Ali Berishës
23 janar 2025
| 21:01
AAK-ja në Pejë ka vazhduar fushatën zgjedhore.
Kësaj radhe kandidatët për deputetë të kësaj partie kanë takuar banorët e Çallapekut.
Kandidati për deputet me numër 23, Ali Berisha, ka thënë se Çallapeku është në mbështetje të palëkundur të konceptit politik të AAK-së.
“Çallapeku, si gjithmonë, në mbështetje të palëkundur të konceptit politik të Aleancës dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Ali Berisha në “Faceboook”.