Callejon bën gati lamtumirën nga Napoli pas 7 vitesh
24 maj 2020
| 20:37
Pas 336 ndeshje dhe 80 golave, spanjolli Jose Callejon pritet të largohet nga Napoli në fund të muajit qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata që e mban të lidhur me “të kaltrit”.
33-vjeçarit nuk i është bërë asnjë ofertë për të vijuar bashkëpunimin e tij me napolitanët dhe sipas mediave italiane, nuk është parashikuar asnjë takim mes palëve, pasi duket se nuk kanë më ndërmend të rinovojnë kontratën.
Nuk pritet të jetë aspak e vështirë që Callejon të gjejë një skuadër tjetër, pasi fakti që do të jetë lojtar i lirë, ka zgjuar interesin e shumë klubeve, kryesisht në La Liga ku Sevilla e Valencia janë gati t’i ofrojnë një kontratë dy vjeçare.