Camaj merr përkrahje për 5 marsin nga Malësia e Madhe
Me rastin e ndarjes së titullit “Qytetar nderi” për Gjeto Turmalaj, Ilmi Kurti dhe Hasan Lekaj, Nikollë Camaj ka zhvilluar takim me kryebashkiakun e Malësisë së madhe dhe mikun e tij, Tonin Marinaj.
Camaj mori përkrahje lidhur me sfidat e 5 marsit në Malësinë këndej dhe ofroi përkrahje për 14 majin, në Malësi andej kufirit, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale.
Postimi i Camajt:
Pas ceremonialit të djeshëm, me rastin e ndarjes së titullit Qytetar nderi për, Gjeto Turmalaj, Ilmi Kurti dhe Hasan Lekaj, pata rastin që me kryebashkiakun e Malësisë së madhe dhe mikun tim, z. Tonin Marinaj, të shkëmbejmë mendime dhe të shprehim përkrahje lidhur me sfidat e 5 marsit në Malësinë këndej dhe 14 majit, në Malësinë andej kufirit, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale në këto dy bashki.