
Camavinga dy muaj jashtë fushave
14 gusht 2024
| 18:27
Real Madridi ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të mesfushorit francez Eduardo Camavinga.
Francezi është lënduar në stërvitjen e fundit para finales së Superkupës së Evropës përballë Atalantas.
Camavinga u dëmtua pas një ndërhyrje të ashpër në të nga shoku i ekipit, Aurelien Tchouameni.
“Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Eduardo Camavinga, është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë”, ka njoftuar Real Madridi.
E përditshmja madrilene Marca ka raportuar se gjendja e lojtarit nuk është e mirë dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë. Rikthimi i francezit në fushë pritet të ndodhë pas 7 apo 8 javësh.