
Camile Guaty bëhet nënë
08 nëntor 2019
| 14:16
Camile Guaty, është bërë nënë zyrtarisht. Aktorja e “The Prison Break” dhe bashkëshorti i saj, Sy Rhys Kaye, janë bërë prindër për herë të parë të djalit të tyre, Morrison Rafael Kaye.
Aktorja i ka vendosur emrin Rafael djalit për ndër të babait të saj, ndërsa burri i saj i ka vendosur emrin e gjyshit të tij, Morrison. “People” shkruan se çifti ka dashur t’i vendos si emër të parë djalit emrin, Sonny.