Cana: Hapja e urës së Ibrit, veprim elektoral nga Kurti
Sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Bullagari Edon Cana, ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit. Ai thotë se kjo është thjesht një propagandë e kryeministrit Albin Kurti. “Në fakt kjo është një propagandë e Vetëvendosjes apo kryeministrit Kurti, sepse partnerët ndërkombëtarë nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, vetëmse kërkohet sikurse më herët te disa procese kujdes, dhe koordinim dhe në kuadër të kontekstit të dialogut”, u shpreh Cana. Ish-ambasadori thotë se është rrezik që liderët të kenë përplasje direkte me KFOR-in. “Megjithatë kjo është një situatë ndryshe nga të tjerat, dhe mendoj se cilido lider shkakton përplasje direkte me KFOR-in, përbën një rrezikim të sigurisë më të madhe nacionale, që nga përfundimi i luftës”, deklaroi ai. Sipas Canës, Kurti këto veprime po i bën për të përfituar më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. “Ky veprim është veprim i puro-elektoral, në kohën kur më së shumti kemi njerëz nga diaspora, është spektakël para-elektoral me qëllim të ngritjes së përqindjes duke marrë parasysh që kjo qeveri po e dëshmon çdo ditë që nuk ka rezultat në asnjë fushë”, tha ish-amabsadori në “Info Magazine”.