Cana: Kam nisur negociatat për blerjen e një klubi
24 tetor 2018
| 17:39
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka folur në lidhje me një kthim të mundshëm në futboll, por jo me një rol futbollisti.
“Kam nisur negociatat për blerjen e një klubi, kështu që nuk mund të flas për të ende. Ky është një klub që nuk është pjesë e njërës nga pesë ligat më të mëdha evropiane, por do të jetë një vend i mirë për të krijuar përvojë. Më duhet të shoh nëse e pëlqej, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të mendoj të shkoj në një klub më të madh. Më tepër synoj drejtimin sportiv, ose në përgjithësi drejtimin e përgjithshëm. Për të stërvitur, kurrë nuk më ka tërhequr. Drejtimi, me të vërtetë që më intereson”, ka thënë Cana.