Cana kandidat për drejtor sportiv të Lozanës
10 qershor 2020
| 13:06
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana mund të marrë një post të rëndësishëm në futboll. Sipas medias zvicerane “Le Matin”, Cana mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës.
Me largimin e Pablo Iglesiasit nga kjo detyrë javën e kaluar, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Shqipërisë shihet si kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv në klubin që kryeson kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.
Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.